Juvja tenton të zhvatë “Djallin”, përveç Bonaventurës, në shënjestër edhe dy të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 22:56

Juvja tenton të zhvatë “Djallin”, përveç Bonaventurës, në shënjestër edhe dy të tjerë

Vështirësitë e Milanit në nivele financiare po shtyjnë shumë klube që të përgatiten për t’u vënë në garë, nëse UEFA do të vendosë që të sanksionojë skuadrën, si rrjedhojë e daljes së tyre jashtë normave të “fair play”-t financiar. Dhe mes skuadrave që janë në pritje, është edhe Juventusi, i cili është i interesuar për tre lojtarë mbi gjithë të tjerët.

AC Milan v HNK Rijeka - UEFA Europa League

Emri i parë tashmë është i njohur prej kohësh, duke qenë se ai është një ndër kërkesat kryesore të trajnerit Masimiliano Alegri. Mesfushori Xhakomo Bonaventura mund të bisedojë seriozisht transferimin e tij në Torino, sepse lojtari kërkon një rritje page dhe me Mino Raiolën si menaxher, asgjë nuk është e pamundur. Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë janë një mbrojtës dhe një sulmues.

Për sa i përket prapavijës, është Alesio Romanjoli emri që pëlqehet. 23-vjeçari ka bindur sivjet dhe sipas vlerave të merkatos që janë së fundmi, Milani e vlerë- son 60 milionë euro Romanjolin, pasi për të shpenzoi vetëm 25. Gjithsesi, nëse UEFA dënon “Djallin”, kuqezinjtë mund të jenë të detyruar që të ulin disi pretendimet, për të mos rrezikuar surpriza negative, nisur edhe nga fakti se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2020. Ndërkohë, për sa i përket repartit ofensiv, trajneri Alegri, por edhe drejtorët Marota e Paratiçi, vlerësojnë në maksimum cilësitë e bomberit të ri, Patrik Kutrone.

Në sezonin e parë si profesionist, ai regjistroi 16 gola dhe vlera e tij prej 20 milionë eurosh nuk është një shifër që tremb Juven, përkundrazi e shtyn edhe më shumë që të tentojë sulmin kundrejt atij që ashtu quhet si “Inzagi i ri”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"