Juventusit nuk i mjafton kaosi, Kristiano Ronaldo kërkon të zhysë në krizë “Zonjën e Vjetër” duke i marrë miliona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:35

Juventusit nuk i mjafton kaosi, Kristiano Ronaldo kërkon të zhysë në krizë “Zonjën e Vjetër” duke i marrë miliona

Juventusit nuk i mjafton kaosi që është krijuar në klub pas dorëheqjes së 10 drejtuesve të bordit, përfshirë edhe presidentin, Andrea Anjelin.

081951233-1a872691-14a5-41c1-acc4-8b0a19bd2001

Numri 1 i “Zonjës së Vjetër” dhe 10 personat e tjerë dhanë dorëheqjen pas kontestimeve të shumta që ka pasur Andrea Anjeli nga agjencia “Consob” në lidhje me plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Për këtë arsye personat e përfshirë në hetim kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe të largohen nga klubi.

Nuk mjafton vetëm kjo, por në skenë ka dalë dhe Kristiano Ronaldo, i cili dëshiron të marrë 19,9 milionët e tij që i takojnë nga paga kur aktivizohej te Juventusi.

Objekti i mosmarrëveshjes janë pagat që lidhen me periudhën e pandemisë globale, COVID-19, kur lojtarët ranë dakord me klubin për shtyrjen e pagesave.

Një lajm negativ ky për klubin bardhezi, duke parë se shuma e kërkuar nga ylli portugez është relativisht e lartë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"