Juventusi zyrtarizon largimin  e “Gazolinës”, ngutet për të mos lënë futbollistin serb që të luajë ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 21:46

Juventusi zyrtarizon largimin  e “Gazolinës”, ngutet për të mos lënë futbollistin serb që të luajë ndaj Realit

Ditë të ethshme për Juventusin, që po përgatit lëvizjet e fundit në merkato para se të nisë sezoni edhe për bardhezinjtë në Serinë A. Në mes të një krize të pazakontë dëmtimesh, klubi ka zyrtarizuar një lamtumirë tjetër, ndërsa po negocion me Eintraht Frankfurt për një përforcim të rëndësishëm.

4526826c2533725b8a2c791d6c667128-94990-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Gjatë pasdites, Juventusi ka zyrtarizuar largimin përfundimtar të Devid Uesli. Mbrojtësi brazilian, i afruar me bujë tre vite më parë nga Brazili ku e krahasonin me Dani Alvesh dhe i vunë nofkën “Gazolina” për shkak të shpërthimeve të tij në krah, nuk ia doli kurrë të bëhej një emër i rëndësishëm në klubin italian. Pas një sezoni te Verona dhe dy në radhët e ekipit U23 të bardhezinjve, palët kanë ndarë rrugët dhe Uesli i është bashkuar Kruzeiros në vendlindje.

Ndërkohë, vazhdojnë bisedimet me Eintraht Frankfurt për transferimin e Filip Kostiç. Pala gjermane kërkon të mbajë lojtarin edhe në këtë fundjavë, për të luajtur ndeshjen e Superkupës së Europës ndaj Real Madrid. Por Juventusi e kërkon që të mos e luajë këtë ndeshje, por të jetë i gatshëm për Alegrin për sfidën e parë në kampionat, meqë po përballet me dëmtime të shumta. Pritet që nesër marrëveshja mes palëve të finalizohet dhe Kostiç të niset drejt Italisë për firmat në kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"