Juventusi pranë goditjes në merkato, “Zonja” me fytyra të reja në ndeshjen e radhës në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 16:04

Juventusi pranë goditjes në merkato, “Zonja” me fytyra të reja në ndeshjen e radhës në kampionat

Memfis Depai nuk është më i dëshirueshëm në Barcelonë me katalanasit që po mundohen t’i ndërpresin kontratën. Edhe holandezi nuk duket fort kundër kësaj hipoteze pasi e ka gati destinacionin. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të jetë thjesht ‘divorc’ apo do të ketë edhe një bonus lamtumirë për 29-vjeçarin.

depaj

Me gjasë do të jetë Juventusi skuadra e radhës që do ta mirëpresë Depain. Ai do të zbarkojë në Torino me petkun e zëvendësuesit të Vlahoviçit, por kjo nuk do të thotë që ndonjëherë mund të luajnë së bashku në vijën e parë nëse Juvja vendos të rreshtohet me tre mbrojtës e pesë mesfushorë. Sidoqoftë, kalimi te bardhezinjtë për momentin është thjesht peng i burokracive.

Ndjesia është që një akord mes tij edhe Barçës mund të arrihet së shpejti, teksa zbarkimi nën urdhrat e Alegrit duhet të ndodhë në fillim javës së ardhshme, pavarësisht se dëshira e të gjithëve do të ishte që ai të ulej në stol për sfidën e së hënës kundër Sampdorias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"