Juventusi nuk kërkon pak, 80 milionë euro për mesfushorin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 19:58

Juventusi nuk kërkon pak, 80 milionë euro për mesfushorin…

Juventusi duket se nuk do ta lërë të largohet për pak para Miralem Pjaniç nga skuadra e tyre. Sipas Tuttosport, ekipi italian është duke kërkuar së paku 80 milionë euro për mesfushorin, sidomos nëse atë e kërkon Barcelona.

pjanic

Katalanasit janë në treg për një mesfushorë që do të zëvendësonte Andres Iniestan dhe mesfushori boshnjak Pjaniç është një nga opsionet më të mira të momentit.

Megjithatë, Juve nuk dëshiron ta shet atë për asgjë dhe do të kërkojë shumë para për të, derisa për mesfushorin janë të interesuar edhe Real Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"