Juventusi me mungesa të rëndësishme në super sfidën ndaj Interit, kapiteni nuk rikuperohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:55

Juventusi me mungesa të rëndësishme në super sfidën ndaj Interit, kapiteni nuk rikuperohet

Masimiliano Alegri ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për sfidën e nxehtë që do të luhet nesër në Torino, ndaj Interit. Tashmë është zyrtare, se Bufon nuk është mundur të rikuperohet për këtë sfidë, dhe do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjve.

Juventus

Mungesë tjetër e rëndësishme është edhe Lishtajner, që konfirmohet nga vetë lista e trajnerit. Në portë, pritet të jetë titullar Shezni, ndërsa vendin e zviceranit pritet ta zërë De Shiljo.

juve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"