Juventusi arkëtime rekord me Ronaldon, debutimi në shtëpi sjell 48% më shumë të ardhura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 12:44

Juventusi arkëtime rekord me Ronaldon, debutimi në shtëpi sjell 48% më shumë të ardhura

Kristiano Ronaldo vazhdon të shërbejë si një burim të ardhurash për klubin e Juventusit. Në ndeshjen e parë që bardhezinjtë luajtën në shtëpinë e tyre për këtë sezon, ndaj Lacios, gjendeshin plot 40 mijë e 173 tifozë në stadium, dhe u arkëtuan 2.7 milionë euro.

ronaldo

Një vit më parë, në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Kaljarit, bëhej fjalë për një shifër të arkëtuar, rreth 900 mijë euro më pak. Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me Kristiano Ronaldon në fushë, Juventusi ka fituar 48% më shumë, vetëm në ndeshjen e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"