Juventusi përballet me Torinon në derbi, Sarri akuzon: Po bëhet një gabim shumë i madh me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 13:22

Juventusi përballet me Torinon në derbi, Sarri akuzon: Po bëhet një gabim shumë i madh me ne

Kujdes nga “demat”! Është kjo kryefjala në shtëpinë bardhezi, përpara derbit të pasdites së sotme. E para, sepse do të luhet në temperatura shumë të larta, si ato të orës 17:15 dhe e dyta se të mos pasurit asgjë për të humbur mund t’i bëjë dyfish më të paparashikueshëm “kushërinjtë”. Mauricio Sarri nuk ka ndërmend që t’i besojë momentit negativ që po kalon Torinoja, sepse një derbi është ndeshja e duhur për të gjetur gjithmonë energjitë për t’u kundërpërgjigjur.SARRI

Nëse Juventusi ndihet i fortë pas 3 fitoresh radhazi, ndërsa Torino ka humbur dy të fundit, trajneri i bardhezinjve i trembet mbi të gjitha vapës që do të vuajnë futbollistët në fushë: “Derbi është gjithmonë një derbi, një ndeshje e veçantë dhe asnjëherë e parashikueshme. Pastaj, ky duel ka qenë gjithmonë më i rëndësishëm për Torinon sesa për Juventusin, prandaj motivimet për ta do të jenë shumë të mëdha. Prandaj, ajo që ne duhet të bëjmë është ta përgatisim këtë duel sa më mirë që të jetë e mundur nga pikëpamja psikologjike, ndonëse dua të theksoj se është një gabim shumë i madh që ndeshjet të luhen në orën 17:00. Gjithsesi, duke qenë trajneri i Juventusit, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përshtatem, ndonëse do të jetë e vështirë për këdo të luash në të tilla temperatura të larta”.

DIBALA-RONALDO – Garancia e Mauricio Sarrit në pritje të derbit është dyshja Dibala-Ronaldo, protagonistë absolutë në 3 ndeshjet e para post-Koronavirus në kampionat. “Lutjet e mia janë dëgjuar, sepse tashmë Paulo e Kristiano luajnë shumë më pranë njëri-tjetrit dhe këtë gjë mundohet që ta perfeksionojnë sa më shumë edhe në çdo stërvitje që kemi kryer. Pastaj bëhem edhe më optimist kur shoh ritmin në rritje të Bernardeskit dhe atë të Duglas Kostës. Sidomos Duglasi, kur zbret në fushë nga pankina, është një armë vdekjeprurëse, nëse gjen rivalë disi të lodhur përpara. Nuk e fsheh se Duglasi do ta meritonte që të luante nga minuta e parë, por kemi ende shumë ndeshje përpara që na presin, ndaj thjesht gjetja e vazhdimësisë nga ana e tij më bën shumë euforik.sarri ronaldo

BESIM TE XHIXHI – Ndër ata që e kanë mahnitur më shumë në stërvitjet e fundit ka qenë Xhixhi Bufon, i cili mund ta thyejë pasditen e sotme rekordin e Paolo Maldinit, duke zbritur titullar në derbi, pasi një gjysmë mesazhi Sarri e jep: “Bufon nuk është kurrë një alternativë, por një siguri, edhe pse normalisht hierarkitë ndryshojnë me vitet. Por, kur e shoh në stërvitje, sidomos në këto të fundit, ju garantoj se Bufon bën ende gjëra që janë vështirë të mendohen se një sportist i moshës së tij mund t’i kryejë ende.

Dhe kjo e bën atë një siguri, – vazhdon trajneri i Juventusit, i cili në fund saktëson edhe për gjendjen e dy të dëmtuarve në mbrojtje. – Aleks Sandron e kam parë shumë mirë dhe shpresoj që ta kem në dispozicion fundjavën e ardhshme. Ndërsa Xhorxho Kielini është në fund të terapisë atletike dhe do të jetë gati së shpejti”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"