Josa sfidon ish-ekipin, ka dilema në mesfushë. Ja formacioni i mundshëm i Laçit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 11:18

Josa sfidon ish-ekipin, ka dilema në mesfushë. Ja formacioni i mundshëm i Laçit ndaj Vllaznisë

Laçi do të kërkojë të përfitojë nga momenti jo i mirë i Vllaznisë, teksa sot në orën 17:00 luan një ndeshje delikate në stadiumin “Loro Boriçi”.LACI

Mirel Josa rikthehet në Shkodër, aty ku në vitin e kaluar arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë si trajner i Vllaznisë, pikërisht kundër Laçit. Ai e njeh mirë kundërshtarin, ndërsa ka pasur kohën e duhur për të përgatitur strategjinë fituese.

Mungesë e sigurt pritet të jetë vetëm mesfushori Ledjo Tresa, i cili ka nisur vrapimet pas dëmtimit në gishtin e këmbës së djathtë. Sa i përket formacionit, ka një dyshim në mesfushë, aty ku Kryeziu dhe Bibo janë në balotazh.LA (1)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"