Josa me “dhimbje koke” para supersfidës ndaj Partizanit, mungesa e titullarit i prish planet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 14:48

Josa me “dhimbje koke” para supersfidës ndaj Partizanit, mungesa e titullarit i prish planet

Që pas ardhjes së trajnerit Mirel Josa, mbrojtja e Kukësit ka fituar stabilitet, duke pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit. Në qendër të këtij reparti po luajnë rregullisht blerja e janarit, Numan Kurdiç, si dhe Bruno Lulaj.

muci lulaj

Mirëpo, në ndeshjen kundër Partizanit, e cila është parashikuar të zhvillohet këtë të dielë në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Josa duhet të bëjë llogari pa një prej titullarëve të repartit difensiv.

Mirel Josa

Bëhet fjalë për Lulajn, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe në takimin e radhës është i detyruar të mungojë. 25-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon dhe mungesa e tij ia prish planet trajnerit. Alternativa për një vend titullari në mbrojtje janë Altin Bytyçi dhe Mehdi Hetemaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"