Josa komplimente Dritës: E meritoi titullin, lojtarët e mi u trembën pas kartonit të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 18:40

Josa komplimente Dritës: E meritoi titullin, lojtarët e mi u trembën pas kartonit të kuq

Pas ndeshjes me Dritën, ku u mbyll në barazim dhe nuk i mjaftoi Prishtinës për të kapur titullin kampion, trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa, tha se lojtarët e tij u shqetësuan tej mase pas kartonit të kuq të Currit, dhe nuk menduan se ndeshja kishte ende shumë minuta për tu luajtur. Gjithsesi, ai pati komplimenta për Dritën, duke thënë se e meritoi këtë titull kampion.

josa

“Drita ka një skuadër të ekuilibruar. Lojtarët e mi nuk menduan se ndeshja do vazhdonte edhe pjesën e dytë, dhe u shqetësuan shumë, edhe pas kartonit të kuq të Currit. Unë nuk e kam parë aq mirë kartonin e kuq të Currit, por ne na u prishën ekuilibrat. Nxorëm 2 sulmues dhe me 3 mesfushorë. Lojtarët që mbetën mendoj se e bënë punën mirë, megjithatë edhe lodhja bëri punën e vet.

Duhet të ishim më të qetë. Kemi edhe një finale kupe përpara. Drita e meritoi, bëri lojën e vet dhe mori atë që dëshironte. Gabimet i kemi bërë në ndeshje të tjera, sidomos në shtëpi ndaj Vëllaznimit. Nuk dua të merrem me vendimet e arbitrave.

Nuk mund të them se fitimi i kampionatit u kushtëzua nga dëmtimet. Ato kanë qenë vetëm një pjesë e aventurës sonë. Skuadra dha maksimumin sot, por patjetër po të kishim më tepër opsione me lojtarët që na kanë munguar, do kishim më shumë alternativa në sulm. Edhe një herë tjetër, komplimente edhe Dritës. Kanë 29 ndeshje pa humbur, një arritje shumë e madhe.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"