Jo vetëm rumuni Sirgi, tjetër kambanë alarmi për Flamurtarin. Braziliani Danilo Alvesh te… “dera”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 16:38

Jo vetëm rumuni Sirgi, tjetër kambanë alarmi për Flamurtarin. Braziliani Danilo Alvesh te… “dera”

Nëse me rumunin Kristian Sirgi fatura ishte 40 mijë euro, një kosto e madhe për klubin pritet të jetë ajo e ish-sulmuesit brazilian, Danilo Alvesh. Ky i fundit konfirmoi në muajin dhjetor se ka paditur Flamurtarin në FIFA, ndërkohë që nuk është çudi që në ditët e ardhshme të kemi një njoftim të radhës nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në qeverinë e futbollit botëror.

Sinan-Idrizi

Ndërkohë, për çështjen “Alvesh”, administratori Sinan Idrizi ka akuzuar avokatin e brazilianit. “Ai batakçi avokat thotë që nëse do të ndodhë, nëse do të bëhet, nëse kjo, nëse ajo. Ai po u thotë lojtarëve: ‘Mos ikni në Vlorë se Flamurtarit i kanë hequr 12 pikë’. Po ajo letra dhe shkresa false.

danilo alvesh sinan idrizi

Këtu bëhet shantazh ndaj klubit tonë, duke ditur problematikat që ne kemi. Problemet tona dihen, por jo të na e prishin imazhin në këtë mënyrë”, deklaroi Idrizi, duke theksuar se avokati i Alveshit po bën shantazh. Megjithatë, nuk është hera e parë që në këto katër vitet e fundit ka polemika mes drejtuesve të klubit dhe sulmuesit brazilian, i cili prej një viti nuk është më pjesë e Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"