Jo vetëm Lautaron, Barcelona gati të sakrifikojë për të marrë mesfushorin që luan me zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 23:43

Jo vetëm Lautaron, Barcelona gati të sakrifikojë për të marrë mesfushorin që luan me zikaltërit

Barcelona nuk dëshiron të marrë prej Interit vetë Lautaro Martinezin.
lautaro

Media spanjolle “SPORT” shkruan se drejtori sportiv i klubit blaugrana Erik Abidal po studion mundësinë për të sjellë në “Kamp Nou” edhe mesfushorin Stefano Sensi, i cili është huazuar këtë sezon nga Sasuolo tek Interi.

Sensi
Por, Interi nuk dëshiron që të humbasë Sensin, pasi ai ka fituar besimin e trajnerit Antonio Konte dhe drejtuesit zikaltër janë gati të shpenzojnë 20 milionë euro për të.

Për Lautaron dhe Sensin, Barcelona është gati të ofrojë Semedon, Vidalin dhe Rakitiçin për Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"