“Jeta në Shqipëri është e mirë”, rrëfehet Marantas: Ja si erdha te Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 21:30

“Jeta në Shqipëri është e mirë”, rrëfehet Marantas: Ja si erdha te Luftëtari

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas ka marrë një detyrë shumë të vështirë këtë sezon, për të drejtuar një skuadër shumë të re në moshë dhe me shumë pak eksperiencë. Ndërkaq kjo duket se nuk e tremb teknikun grek, që në një intervistë për mediat greke është rrëfyer për jetën në Gjirokastër dhe ka dhënë mendimet e përshtypjet për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar.

1365421_1

Si arritët te Luftëtari?

Presidenti është shqiptar, por jeton në Greqi, në Selanik saktësisht. Më njihte nga disa skuadra që kisha punuar më parë, komunikoi me mua. Lamë një takim, ramë dakord shumë shpejtë dhe erdha tek skuadra. Ai është një njeri i futbollit.

U trembët, pasi morët një vendim me risk?

Jo, Jo. Nuk më shqetëson asgjë. Gjërat janë shumë mirë. Jeta në Gjirokastër është e mirë. Është një qytet i qetë.

Përshtypjet e para?

Është një qytet i qetë. Niveli është i mirë dhe njerëzit jetojnë mirë. Gjithashtu edhe në disa zona që kam parë. Për mua ishte e lehtë të ambientohesha. Ka shumë grekë këtu, ambientimi ishte shumë i lehtë. Por, edhe vendasit janë shumë mikëpritës. Të gjithë më kanë bërë jetën më të thjeshtë”.

1381840_1

Niveli i futbollit?

Në Superiore ka nivel dhe cilësi. Gjendja është si në Greiq, ka skuadra me buxhet të ulet, pro kjo është një gjë që vihet re jo vetëm në Shqipëri.

Organizimi?

Do flas për ne, për skuadrën time. Jemi në një nivel të kënaqshëm. Padyshim që duhet të ketë përmirësime. Jam në një skuadër ku njerëzit kanë synim që të ndryshojnë gjërat. Presidenti mori drejtimin dhe në momentin që do të vihen në zbatim idetë e tij do ndryshojnë gjërat.

Realdo Fili dhe lojtarët e rinj?

Ka shumë të rinj. Kemi një 29 vjeçar dhe një 27 vjeçar ndërsa të tjerët janë nën 25 vjeç. Në 11-she përdorim dhe lojtarë 18, 19 dhe 20 vjeç. Kanë talent dhe dëshirë për të ecur.

Gjuha dhe problemet?

Nuk kam probleme. Ndihmësi im flet shqip dhe greqisht, ashtu si disa lojtarë, pavërësisht dy grekëvë që ka skuadra. Komunikimi është i lehtë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"