“Jemi të barabartë me Dinamon”, kapiteni i Vorës: Nuk duam t’ua prishim festën, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2021 | 11:45

“Jemi të barabartë me Dinamon”, kapiteni i Vorës: Nuk duam t’ua prishim festën, por…

Vora ka luajtur për “7 palë qejfe” gjatë fazës së tretë. Pasi siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë, zyrtarisht nuk ka marrë asnjë fitore në ndeshjet e fundit. Megjithatë, sot do të zbresin në fushë për ta bërë “sefte”. E presin Dinamon në “PezëHelmës” dhe synimi është që ta ndalin.

Vora-Dinamo-1-0-1024x722

Këtë paralajmërim e jep edhe kapiteni Alfred Deliallisi, i cili për “Panorama Sport” deklaron: “Dinamo nuk do ta ketë të lehtë me ne. Skuadra jonë është e mobilizuar t’i bëjë një mbyllje me nder këtij sezoni. Jemi të ndërgjegjshëm për objektivin që ka kjo skuadër dhe e respektojmë si një kundërshtar me emër të madh, por kur vjen puna në fushën e lojës, ne jemi të barabartë dhe jo inferiorë karshi tyre.

Në këtë përballje do të luajmë futboll të bukur për të treguar se kemi një skuadër dinjitoze e që ka bërë kampionatin e këtij grupi shumë konkurrues. Nuk duam t’ua prishim festën, por nuk i dihet, mund t’ua shtyjmë pak. Ndaj, blutë të mendohen mirë, pasi mund t’ua shtyjmë festën”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"