Java e të vërtetës për futbollin shqiptar, Kategoria Superiore rrezikon të humbasë një ekip në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2023 | 23:58

Java e të vërtetës për futbollin shqiptar, Kategoria Superiore rrezikon të humbasë një ekip në Europë

Klubet shqiptare nisin këtë javë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane. Një rrugëtim i cili i vë përballë sfidave të komplikuara, por ku ata duhet të marrin medoemos rezultate. Arsyeja është se ekziston rreziku real që pas dy vitesh, kampionati shqiptar të mbetet me vetëm 3 skuadra pjesëmarrëse në kompeticionet europiane dhe jo katër të tilla.

sadsdadssdasdasdadas

Të gjitha ndeshjet që skuadrat luajnë në kompeticionet europiane, në varësi të rezultateve të ekipeve, sjellin pikë për kampionatet përkatëse. Pikë të cilat nuk sigurohen nga kalimi i turit deri pas fazës në grupe, por nga përfundimi i ndeshjes, nëse fitohet apo barazohet ajo. Ato më pas formojnë një renditje kampionatesh, nga e cila UEFA cakton numrin e skuadrave me të cilat merr pjesë çdo kampionat në kompeticionet e saj dhe në cilin raund e nisin pjesëmarrjen. Dhe aktualisht, pikët që kanë siguruar skuadrat e kampionatit shqiptar në vitet e fundit, kanë qenë aq të pakta sa tashmë kampionati shqiptar është i 49-ti mes 55 vendeve pjesëmarrëse.

Mjafton që skuadrat shqiptare të mos sigurojnë pikë mjaftueshme dhe të humbasin dy vende nga renditja aktuale dhe Superiorja do të ketë më pak skuadra që marrin pjesë në Europë që nga sezoni 2025-2026. Kjo, pasi numri i ekipeve që luajnë në Ligën e Konferencës nga çdo vend zbret në dy për kampionatet që renditen nga vendi i 51-të, deri në vendin e 55-të.

ddddddddffdf

Kështu, për Partizanin, Tiranën, Egnatian dhe Vllazninë, këtë sezon është detyra e vështirë që me apo pa kualifikim, të luftojnë për të marrë rezultate në ndeshjet përkatëse. Në të kundërt, kampionati ynë do të përfundonte mes amatorëve në Europë, dhe kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për imazhin dhe padyshim arkat e klubeve.

PANIORAMASPORT.AL