Java e Muzakës, Tirana në garë me kohën për akordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 11:31

Java e Muzakës, Tirana në garë me kohën për akordin

Tirana është në garë me kohën për të gjetur një akord me ish-mesfushorin bardheblu, Gjergji Muzakën, i cili ka arritur të fitojë gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe klubi duhet t’i paguajë plot 107 milion lekë të vjetër. Kalimi i afatit të parë ka penalizuar Tiranën me tri pikë më pak në renditjen e sezonit që është mbyllur, por që nuk rrezikonte asgjë sa i takon ngjitjes në Superiore, ndërsa tani presidenti Halili duhet të gjejë një zgjidhje, pasi afatit të ri të vendosur nga federata po i vjen fundit.

Halili-Muzaka
Kjo do të jetë edhe java që mes palëve, me shumë gjasa, do të ketë një marrëveshje, pasi avokati i lojtarit dhe drejtuesit e klubit sikur kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për shlyerjen, e cila do të jetë në tri këste. Gjithsesi, deri në momentin që akordi do të jetë i shkruar dhe do të depozitohet në FSHF, asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Por, ajo që mund të thuhet me siguri është se vullneti për të gjetur një zgjidhje është nga të dyja palët dhe lojtari ka pranuar që të paguhet edhe më këste. Madje, ai ka bërë një kërkesë për zgjidhjen e çështjes së tij.

xmuzaka-770x470-696x425.jpg.pagespeed.ic.lQtdFbqkt5

Propozimi – Muzaka nëpërmjet avokatit ka bërë propozimin e tij për borxhin që shkon në 107 milionë lekë dhe që rrezikon objektivat e Tiranës. Futbollisti pret që të shlyhet me tri këste. Fillimisht, ai pret që të marrë direkt gjysmën e borxhit, e cila me llogari të thjeshtë shkon në 53.7 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër të ndahet sërish në gjysmë dhe të jepet me dy “hise”, që i bien diku te 26.75 milionë lekë. Por, 33-vjeçari ka vendosur edhe një kusht. Ai do që gjysmën e borxhit ta marrë direkt në dorë, me t’u mbyllur marrëveshja. Dhe një gjë e tillë është pranuar edhe nga drejtuesit e klubit dhe tani mbetet vetëm që të hidhen zyrtarisht edhe firmat mbi marrëveshjen mes palëve, e cila parashikohet të mbyllet brenda javës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"