Jashtë Europe pas 23 vitesh, Lioni përgatit padinë dhe kërkon dëmshpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 17:37

Jashtë Europe pas 23 vitesh, Lioni përgatit padinë dhe kërkon dëmshpërblim

Klubi i Lionit është gati që të hedhë në gjyq Ligën e Parë Franceze për shkak të dëmit financiar që i ka shkaktuar.olympique-lyon-overweegt-juridische-stappen-na-misgrijpen-europees-ticket

Mbyllja e parakohshme e kampionatit prej emergjencës së Koronavirusit i gjeti kundërshtarët e Juves në 1/8- at e Champions-it (ndeshja e parë u fitua 1-0 nga francezët dhe në gusht pritet e kthimit në Torino) në vendin e 7-të, pra jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 23 vitesh.

Ata i propozuan Ligës një plan alternativ, të mbështetur te merita sportive që udhëzoi UEFA, me format “play off”.

Por Liga e Parë e pa të arsyeshme që të mbetej në fuqi renditja aktuale për të dhënë verdiktet dhe presidenti Ola ka kërkuar një dëmshpërblim financiar, pas dëmit prej dhjetëra miliona eurosh, përndryshe palët do të takohen në gjykatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"