“Jam njeri emocional dhe me gjak”, Xhaka kërkon falje për goditjen me kokë: Asnjë fyerje ndaj meje dhe familjes sime nuk e justifikon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 11:44

“Jam njeri emocional dhe me gjak”, Xhaka kërkon falje për goditjen me kokë: Asnjë fyerje ndaj meje dhe familjes sime nuk e justifikon…

Ndeshja mes Zyrihut dhe Bazelit, një klasike e futbollit zviceran, është mbyllur mes kaosit dhe protagonist kryesor i kësaj situate ka qenë mesfushori shqiptar Taulant Xhaka.Collage Maker-08-May-2023-11-37-AM-8798

Ai i vendosi duart në fytyrë Markezanos dhe kjo bëri që gjyqtari t’i tregonte atij kartonin e dytë të verdhë dhe të largonte nga fusha me të kuqPor Xhaka nuk u mjaftua me kaq, pasi ai duke dalë nga tereni i lojës goditi me kokë në gjoks kundërshtarin i cili sigurisht u rrëzua në tokë.

Pas këtyre ngjarjeve, Xhaka ka reguar përmes një postimi në Instagram, duke iu kërkuar falje të gjithëve për sjelljen e tij në fushë.

Postimi i plotë

Të dashur tifozë

Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për sjellje time mbrëmë.

Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime. Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë.

Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat për të mos e kontrolluar veten për një moment të shkurtër.

Tauli juaj ??


View this post on Instagram

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"