“Jam krenar që jam shqiptar”, mbrojtësi shtatlartë refuzon Kanadanë për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:10

“Jam krenar që jam shqiptar”, mbrojtësi shtatlartë refuzon Kanadanë për Shqipërinë

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Kosovar Sadiki ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare, duke shtuar se është krenar që është shqiptar.

sadikiii

21 vjeçari 195 cm i gjatë, i cili është në pronësi të skuadrës Hibernian FC Reserves në Skoci por është i huazuar te Fin Harps, thote se ka folur për këtë gjë madje dhe me trajnerin e Përfaqësuese Kanadeze U-23 ku është aktivizuar deri tani.

sadiki

“Unë dhe familja ime jemi shumë patriotë. Jam krenar që jam shqiptar dhe kam gjak shqiptari. Më parë nuk kisha mundësi të luaja për Shqipërinë për shkak të pasaportës.

Kanadaja është kujdesur për prindërit dhe gjyshërit e mi, por vendosa të luaj për Shqipërinë edhe pse ishte e ndërlikuar,” deklaroi Sadiki.

kosovar

Sadiki lindi në Gjermani në vitin 1998, 6 muaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë. Ai më pas emigroi në Kanada me familjen e tij dhe ku ka përfaqësuar Kanadanë U-23.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"