“Jam i lumtur për fitoren”, Lautaro Martinez: Nëna ime vuan gjithmonë për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:40

“Jam i lumtur për fitoren”, Lautaro Martinez: Nëna ime vuan gjithmonë për mua

Interi mposhti me rezultatin 4-3 Sasuolon ditën e sotme në transfertë, në një ndeshje që ishte spektakolare. Zikaltërit e nisën mirë takimin, teksa shënuan që në minutën e 2’, me Lautaro Martinez, i cili shënoi përsëri në minutën e 71’, për t’i dhënë avantazhin 4-1 zikaltërve, të cilët kishin shënuar edhe dy herë me Lukakun në minutat 38’ dhe 45’.lautaro-martinez-fue-el-protagonista-en-el-triunfo-de-inter-frente-a-sassuolo-y-le-dedico-los-goles-a-su-mama-778973

Megjithatë Sasuolo që kishte shënuar me Berardin në minutën e 15’, rrezikoi të barazonte ndeshjen, teksa shënuan edhe dy herë të tjera me Djuriçiç në 74’ dhe Boga në 82’. Pas ndeshjes në intervistë ka dalë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili u shfaq mjaft i lumtur për fitoren.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Ne e çuam ndeshjen në 4-1, dhe pastaj rrezikuam shumë, pikërisht në këtë duhet të përmirësohemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë, për tu rritur në këtë aspekt. Lukaku? Ne po punojmë shumë, në mënyrë që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Ai është duke u mësuar me një futboll ndryshe, njëjtë si unë në të kaluarën. Janë ndeshje të vështira, ne duhet të rritemi individualisht.574057_854457

Ne po e njohim njëri-tjetrin çdo ditë, për të dhënë më të mirën për Interin. Unë ia dedikoj golat e shënuar nënës sime, e cila gjithmonë vuan për mua dhe më mbështet nga Argjentina.Goli i shënuar që në fillim? Të shënosh që në fillim është gjithmonë e rëndësishme, pasi të lejon të vazhdosh lojën i qetë dhe me shumë besim. Kishim krijuar një distancë golash me kundërshtarin, më vjen shumë keq për golat e pësuar. Megjithatë të rëndësishme janë tre pikët.”, u shpreh sulmuesi argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"