“Jam bërë supersticioz”, Rrahmani: Më kritikuan se jam kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 22:27

“Jam bërë supersticioz”, Rrahmani: Më kritikuan se jam kosovar

Amir Rrahmani po shkëlqen ndeshjet e fundit në Serinë A me Napolin, ku madje dhe shënoi në fitoren 4-1 ndaj Saleritanës.

Rrahmani.Napoli.scusa.2021.750x450

Në një intervistë për mediat vendase, e cili pritet të dalë e plotë së shpejti, 27 vjeçari foli për një moment ku fansat e kritikuan.

“Kritikat për gabimin e vitit të kaluar në Udine? Mendoj se ato reagime për mua erdhën si pasojë se jam kosovar. Shteti im nuk është i famshëm dhe ata më harrojnë mua”.

Kampionati

“Nuk dua të flas për të sepse jam bërë supersticioz.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"