“Ja lojtarët më premtues te Shpresat”, Bushi: Edhe për Ramadanin thoshin që nuk ka potencial, por është në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 11:27

“Ja lojtarët më premtues te Shpresat”, Bushi: Edhe për Ramadanin thoshin që nuk ka potencial, por është në Serinë A

Shqipëria U21 do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Europianit, ku do të përballet në datën 8 shtator me Armeninë në transfertë dhe më pas do të presë Rumaninë në datën 12 shtator. Në prag të këtyre takimeve, para mediave ka dalë trajneri Alban Bushi që ka analizuar skuadrën tonë.

BUSHI 1

“Grupi? Futbolli është i çuditshëm dhe ndryshon shpejt si për mirë ashtu edhe për keq. Prandaj është i bukur. Kemi pasur lojtarë që nuk i kishim në mendje por kanë bërë mirë dhe janë marrë. Janë marrë dy lojtarë nga Aek dhe Groningen por do të doja që Buxhelaj dhe Preka të kishin më shumë minuta dhe duhet parë gjendja e tyre.

Ekipi i parë? Ne punojmë nga U15 deri në U21 për ekipin A dhe normal që kur lojtari i shpresave shkon lart, ndihemi mirë. Kemi objektivë për të fituar. Jemi të kënaqur që Simoni dhe Bajrami janë këtu. Mund të jenë 1-2 ndeshje dhe kalojnë sërish lart. Vjen Enis Asani për herë të parë nga Zvicra që mund t’i shërbejë ekipit të parë. Janë dy ndeshje të rëndësishme dhe që i kemi përgatitur shumë mirë. I kemi monitoruar dhe kemi pasur kontakt.

Duhet të bëjmë mirë sepse e dimë që Armenia është e fortë. Duhet një strategji tjetër, jo si me Bullgarinë. Janë disa lojtarë si Gjini pa ekip, Civeja nuk do të jetë për shkak të pasaportës. Leandro Frroku ka bërë menisk dhe do t’i ndërrojmë.

Ftesa nga ekipi A? mendoj se Shqipëria ka shumë nivel dhe dy ndeshje shumë të rëndësishme. Silvinjo ka një listë të madhe. Ne jemi gati të lëshojmë çdo lojtar.

Niveli i skuadrës? Ne gjithmonë kërkojmë fitore dhe kualifikim. Jemi modestë në krahasim me të tjerët. Me Bullgarinë luajtëm mirë dhe na jep besim. Do të marrim rezultate pozitive dhe në Armeni shkojmë për më të mirën. Është në letër më i dobët por nuk ka ekipe të dobëta. Edhe me Rumaninë këtu duhet bërë maksimumi.

6 pikë? E thash që futbolli është i çuditshëm. Kemi dy ndeshje të mira, Armeninë dhe Rumaninë. Duhen pikë maksimale sepse kemi grup të fortë ku secili mund të marrë pikë por edhe barazime. Ka ekuilibër dhe me 1-2 fitore mund të shkëputesh.

Lojtar si Broja? Ka shumë lojtarë cilësorë dhe e kam thënë. Kam thënë para 1 viti për Pajazitin që më dukej si Demollari por nuk është stabilizuar. Do të bëhet lojtar i madh, si Kurtulan, Berisha apo të tejrë që nuk dua të përmend emra. Ekipi A ka shumë lojtarë nga U21. Edhe Ramadani që ishte i thjeshtë, filloi të rikuperonte shumë dhe u rrit jashtëzakonisht lart, por ja që luan në Serinë A. Nëse punojnë si Ramadani, mund të arrihet sepse thoshin që nuk ka ndonjë potencial për Serinë A.

Porta? Patjetër që Simoni është nga kryesorët. Është me shumë talent dhe po e tregon te Frankfurti sepse një klub kaq i madh që merr një lojtar nga Shqipëria, do të thotë se pa parë diçka. Mendoj se do të bëjë mirë. Sa i përket minutave, janë problem. Edhe te U21 nuk kanë shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"