Izolohen “demat”, ja çfarë pritet të ndodhë me Hakajn pas sherrit me trajnerin Lerda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 12:15

Izolohen “demat”, ja çfarë pritet të ndodhë me Hakajn pas sherrit me trajnerin Lerda

Partizani duket se e ka hedhur pas krahëve edhe incidentin e fundit që ndodhi në seancën stërvitore të së shtunës së kaluar, ku pati një përplasje mes trajnerit Franko Lerda dhe mbrojtësit shkodran Esin Hakaj. Drejtuesit e skuadrës i kishin marrë masat dje, në mënyrë që të rritej perimetri i sigurisë së ambientit ku po stërvitej ekipi.

Hakaj-Lerda

Partizani ka rikthyer përgatitjet e izoluara, në mënyrë që të minimizohet shikimi dhe dëgjimi i asaj që ndodh në terrenin stërvitor. Për këtë arsye, dje në kompleksin “Pepa” drejtuesit kishin vënë disa shirita, kryesisht për të ndaluar përfaqësuesit e mediave që të afroheshin me fushën ku po përgatitej ekipi. Prezent në seancën e djeshme ka qenë edhe mbrojtësi Hakaj, i cili është përgatitur normalisht me ekipin.

Pra, duket qartë që trajneri Lerda e ka pranuar lojtarin që të jetë pjesë e skuadrës, duke mos e “internuar” te Partizani B, siç ka ndodhur më herët me ndonjë lojtar që ka thyer disiplinën. Për incidentin e fundit mbrojtësi shkodran pritet që t’ia hedhë vetëm me gjobë, shifër të cilën ai do ta mësojë kur të tërheqë pagën e tetorit. Zakonisht, në të tilla raste, gjobat kanë qenë të kripura, deri në 2 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"