Italia nuk ndal afrimet e argjentinasve në kombëtare, zbulohet objektivi i radhës i të kaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 19:56

Italia nuk ndal afrimet e argjentinasve në kombëtare, zbulohet objektivi i radhës i të kaltërve

Mateo Retegui dhe Bruno Zepeli duket se nuk do të jenë argjentinasit e vetëm të natyralizuar nga Italia e cila ka nisur të gjurmojë Argjentinën për lojtarë me prejardhje italiane. Mançini afroi futbollistët e mësipërm në grumbullimin e fundit dhe pritet që t’u hapë derën edhe shumë të tjerëve, meqenëse ka pranuar se aktualisht e ka të vështirë të gjejë emra cilësorë që dalin nga kampionati italian.

asdasdsadsdadsasdadsadsa

Nga Argjentina bëhet e ditur se Italia ka kontaktuar dhe po bën gati dokumentacionin për Franko Uotson. Sulmuesi i Instituto Atletiko Central Kordoba, i datëlindjes 2002, është një lojtar i cili ka spikatur në sezonet e fundit në Argjentinë.

Italianët po përfitojnë nga fakti se gjyshi i tij Enrike është me origjinë nga Palermo dhe po bëjnë gati dokumentet që të natyralizojnë sa më shpejt futbollistin. Ai pritet të integrohet fillimisht në kombëtaren U21 të Italisë, për të kaluar më pas në radhët e ekipit të drejtuar nga Roberto Mançini, i cili po mbikëqyr personalisht të gjithë emrat e rinj që po vijën në kombëtaret e moshave duke u natyralizuar si italianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"