Dossierët e Botërorit/ Italia e 1950, e dobët prej tragjedisë në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 13:37

Dossierët e Botërorit/ Italia e 1950, e dobët prej tragjedisë në Torino

Italia, e cila ishte kampionia në fuqi e botës, shkoi pa shumë pretendime në kompeticionin e Brazilit. Arsyeja ishte mjaft e fortë. Pjesa më e madhe e titullarëve të ekipit përfaqësues, madje më cilësorët, humbën jetën pas rrëzimit të avionit. Ishte pikërisht aeroplani që po udhëtonte skuadra e Torinos, e cila po dominonte lehtësisht në kampionatin italian, ai që u përplas në kodrën Superga.

Grande-Torino

Të gjithë futbollistët humbën jetën, mes të cilëve Rigamonti, Kasiliano, Macola, Baçigalupo, Osola, Moroso, Balarin. Bëhet fjalë për bazën e Kombëtares së Italisë, çka u pasqyrua edhe në rezultatet e arritura në Kupën e Botës së Brazilit, ku fituan me Paraguain, por u mundën nga Suedia.

224329-0-600-1403171875

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"