Ismajli mbërrin në Itali, ja kur pritet t’i nisë stërvitjen me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:47

Ismajli mbërrin në Itali, ja kur pritet t’i nisë stërvitjen me ekipin e ri

Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli ka mbërritur sot në Specia. Mediat pranë klubit italian të Specias raportojnë se futbollisti shqiptar është përshëndetur për herë të fundit me ish-shokët e skuadrës kroate Hajduk Split dhe ka kaluar disa ditë në Kosovë.
ismajli
Më pas lojtari ka prerë biletën për në Itali dhe ka mbërritur ditën e sotme. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ku do të provojë dy tamponë për COVID-19 dhe më pas do të hedhë firmën si futbollist i “shqiponjave të vogla”.

Marrëveshja mes palëve është arritur para disa ditësh ndërsa mbetet vetëm formalizimi. Ismajli mund të nisë të stërvitet me ekipin që nga dita e hënë.

Për shkak dëmtimi, Ismajli humbi ndeshjen e dytë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve me Lituaninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"