Ishte në prag të divorcit me Peskarën, rrëfehet Memushaj: Më erdhi mesazh në mbrëmje, nuk më ka ndodhur kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 18:07

Ishte në prag të divorcit me Peskarën, rrëfehet Memushaj: Më erdhi mesazh në mbrëmje, nuk më ka ndodhur kurrë

Mesfushori i Shqipërisë dhe Peskarës Ledian Memushaj foli për konfliktin me ish-trajnerin e tij Luçiano Zauri, i cili e pezulloi për sfidën e 29 dhjetorit kundër Kievos pasi 33-vjeçari replikoi me teknikun e “Delfinëve” për arsyet e zëvendësimit në takimin me Livornon 8 minuta nga fundi i ndeshjes.

Memushaj-Zauri

Për “rete8.it”, Memushaj tregon se e ka përjetuar keq ndëshkimin që i dha 42-vjeçari.

“E kalova shumë keq atë ditë pas asaj që ndodhi në takimin me Livornon. Aty gabova, por mendova se gjërat do të zgjidheshin pasi na priste ndeshja shumë e rëndësishme kundër Kievos. Unë isha gati për këtë takim duke patur parasysh rëndësinë e saj. Por, në mbrëmje më erdhi një mesazh që bënte me dije se nuk isha grumbulluar për takimin me Kievon. U ndjeva shumë keq, më ndodhi për herë të parë në karrierën time”, u shpreh mesfushori Memushaj për “rete8.it”.

memushaj
Situata u përkeqësua aq shumë sa u përfol për divorc mes Memushajt dhe Peskarës. Megjithatë, klubi shkarkoi për rezultate të dobëta Luçiano Zaurin duke i besuar stolin ish-futbollistit të Juventusit Nikola Legrotalie, i cili i ka dhënë vendin e merituar në skuadër Memushajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"