“Ishte ndeshja e lojtarëve”, Edi Martini: Nuk i bëmë nder Kukësit, iu tregoj sekretin e triumfit ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:26

“Ishte ndeshja e lojtarëve”, Edi Martini: Nuk i bëmë nder Kukësit, iu tregoj sekretin e triumfit ndaj Tiranës

Teuta triumfo me rezultatin 1-0 ndaj Tiranës, duke i shkaktuar disfatë bardhebluve pas plot 6 muajsh. Trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur, me paraqitjen e lojtarëve të tij në fushën, e lojës, teksa në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

bandicam 2020-06-15 22-17-39-686

TRIUMFI NDAJ TIRANËS- Ndeshjet e tilla të mobilizojnë, e kishim studiuar Tiranën. Kërkonim të bënim një presing ultraofensivë. Djemtë dhanë shpirtin në fushë. Dua t’i falenderoj. Është ndeshja e tyre. Nuk kemi ndryshuar asnjë gjë, kemi kërkuar të jemi më tepër pragmatista dhe të marrim pikët.

Ne kemi objektiv Europën. Në Ballsh nuk meritonim humbjen. Sot duhet të jepnim gjithçka për gjithçka. Sot treguam që jemi ekip mjaft i mirë dhe i fortë. Në ndeshjet e parë me Tiranën luajtëm 70 minuta me 1 lojtarë më pak. Kisha besim që do ia dilnim.

SULMUESIT E RINJ- Ne nuk duhet të shikojmë kush shënon. Forca e Teutës është grupi. Arrijmë të shënojmë thuajse çdo ndeshje. Është koha të fitojmë, jo të shikojmë kush shënon.

A I KENI BËRË NDER KUKËSIT- I kemi bërë nder ekipit tonë, qytetit tonë dhe vetes. Do të luftojmë deri në fund. Kisha frik anën fizike, Tirana ka bërë 3 ndeshje të lehta, ne kishim 3 finale. Shpirti dhe grinta bëri që çunat të bënin këtë ndeshje. I kemi bërë qytetit të Durrësit nder.

MANOVRA E SKUADRËS – Kam kërkuar që të jemi pragmatista. Në Laç kërkonim pikën e morëm. Sot e vetmja mënyrë për ta ndaluar Tiranën ishte ta sulmonim lartë. Në ndeshje të tilla të gjitha janë të karikuar në maksimum. Ne duhet të kallëzojmë karakterin dhe grintën tonë. Jemi djegur shumë herë. Duhet shpirti i garës edhe në Gjirokastër.

ZËVENDËSIMET- Kërkova që të vazhdonim të sulmonim lartë dhe mos e linim Tiranën të luante me topa të gjatë në zonën tonë. Dua t’i përgëzoj djemtë për shpirtin e garë, kanë një notë maksimale sot.

ARMA E NDESHJES- Vila ishte një zgjedhje e sforcuar. Vrapon pafund. Kemi pasur 2 lojtarë të dëmtuar, Çyrbaj dhe Beqja. Ishim të detyruar ta bënim një zgjedhje të tillë. Avdyli ka ardhur i fundit në stërvitje. Këto ditë kemi punuar me 2 seanca në ditë me Avdylin. Sot dha maksimumin e mundshëm dhe bravo i qoftë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"