“Ishte humbje aksidentale”, Duka: S’jemi ekip që pësojmë 6 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 21:37

“Ishte humbje aksidentale”, Duka: S’jemi ekip që pësojmë 6 gola

Ishte një aksident humbja e thellë e Elbasanit ndaj Egnatias, me shifrat 6-0. Kështu shprehet në një prononcim për “Panorama Sport” kapiteni i skuadrës, Endri Duka.

Endrit Duka

Për 33-vjeçarin, nuk është Elbasani në atë gjendje sa të pësojë 6 gola, por ishte thjesht një ditë “jo” dhe nga ajo ndeshje duhen nxjerrë edhe mësime. “Humbja me Egnatian ishte një aksident, sepse nuk jemi në ato kushte, ku mund të pësojmë 6 gola, sado ekip i mirë të jetë kundërshtari. Megjithatë, duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e bëra dhe të mos i përsërisim në ndeshjet zyrtare.

Më mirë që na ndodhi tani në një miqësore, sepse në kampionat pasojat mund të ishin më të mëdha, sidomos në aspektin moral. Shpresojmë te ndonjë tjetër afrim në merkato, në mënyrë që të kemi sa më shumë alternativa në dispozicion, sepse kampionati këtë sezon do të jetë më i vështirë se ai i kaluari”, u shpreh kapiteni Endri Duka.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"