Ishte “hero” ndaj Vllaznisë, një moldav karikon Kukësin: Duam Kupën dhe mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 21:38

Ishte “hero” ndaj Vllaznisë, një moldav karikon Kukësin: Duam Kupën dhe mbijetesën

Një moldav ka bërë “heroin” për Kukësin në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë, duke i dhënë skuadrës tri pikë të arta shprese për mbijetesën. Bëhet fjalë për Nikolai Solodovnikov, i cili realizoi edhe dopietën e parë në futbollin shqiptar.

solodovnikov

Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, sulmuesi pohon se e dinte që do të vinte ky moment dhe shpreson t’i vlejë skuadrës për të arritur objektivat. Ai e konsideron çdo ndeshje të mbetur si një finale, duke theksuar se Kukësi do të mundohet të sigurojë mbijetesën, por dhe të fitojë Kupën.

Sa i lumtur jeni për golat që keni shënuar, a e prisnit atë dopietë?

Jam shumë i kënaqur me golat e shënuar, por më e rëndësishmja është se ata i sollën fitoren ekipit. E dija që do të vinte ky moment, e prisja.

Kujt ia dedikoni ato gola?

Këto gola dua t’ia dedikoj familjes sime, që është motivimi im, më mungon shumë. Ndaj, këta dy gola janë për familjarët e mi.

Sa e rëndësishme ishte për skuadrën kjo fitore?

Kjo është një fitore e madhe. Tani çdo ndeshje është si një finale për ne.

Tani jeni 6 pikë larg zonëssë rënies, sa besoni te mbijetesa?

I kemi të gjitha kushtet dhe cilësitë për të qëndruar në Superiore. I gjithë ekipi beson dhe do të luftojmë deri në fund.

Me Egnatian keni ndeshjene radhës, çfarë synoni?

Së fundmi luajtëm me njëkundërshtar po aq të fortë dhekishte shumë rezultate të mira.Kështu që do të luajmë vetëmpër të fituar edhe me Egnatian.

Si është futbolli shqiptar në krahasim me kampionatin moldav?

Këtu është një futboll shumë i luftuar. Besoj se kjo është shenja dalluese e futbollit shqiptar.

Keni ndonjë objektiv personal për të arritur në futbollin shqiptar?

Tani kemi vetëm një objektiv, që të mbetemi në Superligë dhe do të përpiqemi të fitojmë Kupën. Sa më shumë të shënoj, aq më shumë shanse do të ketë skuadra për t’i arritur këto objektiva.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"