“Ishte ëndërr të luaja me Mesin”, Hakimi shfrenon fantazinë: Unë i jap topin, ai e fut ku duhet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 21:06

“Ishte ëndërr të luaja me Mesin”, Hakimi shfrenon fantazinë: Unë i jap topin, ai e fut ku duhet!

Pasi kaloi një sezon fantastik me Interin ku fitoi dhe titullin kampion të Serisë A, Ashraf Hakimi ka nisur një aventurë të re tek gjigantët e PSG-së në Francë.

hakimi mesi

Në një intervistë për gazetën franceze ‘L’Equip’, Hakimi foli për ardhjen e Lionel Mesit tek PSG-ja duke folur me superlativa për yllin argjentinas.

“Nuk prisja që Mesi të largohej nga Barcelona, ​​ashtu siç nuk e prisnin të gjithë. Kur dëgjova se ai po vinte te PSG-ja, ishte një ëndërr. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, si Kristiano Ronaldon te Real Madrid apo Erling Haland te Borusia Dortmund, dhe Mesi ishte i vetmi që më mungonte! Jam krenar që mund të rritem përkrah një lojtari kaq të rëndësishëm. Unë do të vëzhgoj stërvitjen e tij dhe ndeshjet e tij për t’u bërë një lojtar më i fortë. Jam i bindur se Leo do të rrisë secilin nga lojtarët e PSG-së.

Marrëdhënia jonë? Unë i jap atij topin dhe ai e vendos atë në vendin e duhur!. Mesi më befasoi, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por për qetësinë dhe thjeshtësinë jashtë saj”, u shpreh Hakimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"