Ishte arbitër në Brazil-Gjermani 7-1, por tani do bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 16:52

Ishte arbitër në Brazil-Gjermani 7-1, por tani do bëhet…

Quhet Marko Antonio Rodrigez dhe ndoshta shumë pak e njohin. Ai ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes Brazil-Gjermani 1-7, e cila do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit botëror për turpin që pësoi skuadra organizatore e Botërorit 2014.

David+Luiz+Brazil+v+Germany+8fcY24hJeZWl

Arbitri i njohur meksikan ka drejtuar ndeshje në 3 botërorë të ndryshëm, por ka dëshirë që të bëhet trajner dhe ka thënë se shumë shpejt mund të marrë një skuadër në Spanjë. “Kam dëshirë që të drejtoj një skuadër në Spanjë, qoftë në të parën, por edhe në të dytën. Kjo është ëndrra ime e momentit dhe po punoj shumë për ta realizuar atë. Kam një staf të shkëlqyer që do të më ndihmojë”, thotë Rodrigez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"