“Ishim më superiorë se Teuta”, Kalari: Formacionin e bëj unë, kush e meriton do të luaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 15:44

“Ishim më superiorë se Teuta”, Kalari: Formacionin e bëj unë, kush e meriton do të luaj

Partizani u mposht në transfertë ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për kampionët në fuqi. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i të kuqve, Kalari, u shpreh:

 

bandicam 2019-12-18 15-32-52-860

“Është ëndrra ime. Kështu erdhën situatën, sot isha këtu, për të bërë maksimumin, siç e kam bërë si lojtar. Gjatë rrugës shikohet a i ke aftësitë apo jo. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen në këtë mënyrë, në pjesën e parë patëm 4-5 raste shumë të pastra. Në momentin që nuk shënon, ndodh një rast brenda zonës. E kishim studiuar Teutën dhe e dinim që luante shumë nga krahu. Duhet të ishim treguar më të vëmendshëm. Ky është futbolli.

Nuk mund të thuash që futbollistët e Teutës ishin më të aftë, ne ishim superiorë ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë kemi qenë pothuajse gjatë gjithë kohës në gjysmëfushën e kundërshtarit.

Nuk dua ti shikoj rastet e diskutueshme, sepse më krijojnë më shumë shqetësim. Nuk dua ta komentoj fare gjykimin. Le ti komentojnë analistët.

A ju shqetëson shkëputja e Kukësit?

Nuk e di, edhe Kukësi ka qenë mbrapa nesh. Kampionati është shumë i gjatë. Janë edhe 20 ndeshje. Nuk kemi për çfarë të shqetësohemi.

A ka një plan për të rikthyer gardën e vjetër në formacion?

Klubi, presidenti, drejtori më kanë caktuar të drejtoj skuadër, deri sa të zgjedhin trajnerin e ri. Kam 1 muaj e gjysëm këtu, i kam parë të gjithë, kam vendosur ashtu siç e mendoj unë, bashkë me pjesën e stafit, duke i dhënë gjithsecilit atë që meriton sipas meje. Për mua brenda fushës nuk ka shok, miq vëlla. Ai që e meriton do futet në lojë. Jam munduar të fus më të aftët për momentin. Puna e “gardës së vjetër” nuk ka shkuar asnjëherë te Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"