Ish-trajneri i Juventusit: Alegri po e vret Dibalën me stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 14:22

Ish-trajneri i Juventusit: Alegri po e vret Dibalën me stol

Ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Paulo Dibalën, që në dy ndeshjet e fundit nuk ka qenë titullar. Polemikat për argjentinasin nuk janë ndezur ende, por ka shumë gjasa që ky vendim i Masimiliano Alegrit të ndikojë në paraqitjet e lojtarit kur të aktivizohet.

Gigi-Maifredi

Ky është të paktën mendimi i Xhixhi Maifredit, ish-trajner i Juventusit, i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj trajnerit të bardhezinjve. “Aktualisht, Alegri po e vret Dibalën, duke e mbajtur në stol. Ky vendim mendoj se do t’i heqë sigurinë lojtarit, i cili për pasojë do të ketë rendiment më të ulët kur të zbresë përsëri në fushën e lojës”, tha Maifredi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"