Ish-mesfushori i Junajtid shfryn ndaj Interit: Skuadër mediokre, “Spërs” meritonin të paktën barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:07

Ish-mesfushori i Junajtid shfryn ndaj Interit: Skuadër mediokre, “Spërs” meritonin të paktën barazimin

Ouen Hargrivs mendon se Totenhemi duhet të largohej me të paktën një barazim nga “San Siro”. Ish-mesfushori i Mançester Junajtid nuk e ka fshehur dot habinë për fitoren e Interit, duke deklaruar për BBC-në se: “Mendoja se Totenhemi ishte skuadra më e mirë, por në dhjetë minuta mungesë përqendrimi humbën një ndeshje që duhej të paktën ta barazonin.

GettyImages-80658408

Në Champions nuk mund të “fikesh” dhe duhet të qëndrosh në lojë deri në fund. Interin e mendoja një ekip mediokër dhe sipas mendimit tim ‘Spërs’-at ishin skuadra më e mirë në fushë, megjithëse çuditërisht hodhën në plehra një rezultat të mirë në minutat e fundit. Humbja në këtë mënyrë ishte një goditje në zemër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"