Markizio: Ky është sulmuesi që i duhet bardhezinjve, ato që kritikojnë Dibalën nuk marrin vesh nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 14:42

Markizio: Ky është sulmuesi që i duhet bardhezinjve, ato që kritikojnë Dibalën nuk marrin vesh nga futbolli

Klaudio Markisio mendon se Andrea Beloti është sulmuesi që i duhet Juventusit, dhe se Paolo Dibala duhet të bëhet një ikonë dhe të fitojë Ligën e Kampionëve. Beloti do përballet me bardhezinjtë në derbi, ku do udhëheqë ofensivën e skuadrës së Torinos. Markisio mendon se Juventus duhet të nënshkruajë me kapitenin e Torinos.

markisio

“Beloti është sulmuesi që i mungon Juves, sidomos tani që Higuain është drejt largimit”, tha Markisio për “Gazzetta dello Sport”. Më tej ish-lojtari i Juves shtoi: “Gjithsesi dyshoj që ai mund të pranojë të veshë fanellën bardhezi”. Markisio foli edhe për dy lojtarët e Juves, Dibalën dhe Kostën ku tha: “Dibala nuk më surprizon më, ai duhet të bëhet një ikonë tek Juventusi, kurse Kosta mund ta ndryshojë një ndeshje”.

Por ish-mesfushori i Juves u ndal më gjatë tek Dibala. “Dibala është një talent i pastër i futbollit. Ato që e kritikojnë nuk marrin vesh nga futbolli. Ai ka një marrëdhenië të shkëlqyer me klubin dhe shpresoj të bëhet një ikonë këtu dhe të fitojë Ligën e Kampionëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"