Ish-kapiteni i Liverpulit tregon bisedën e çuditshme: Mesi më quajti gomar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 21:37

Ish-kapiteni i Liverpulit tregon bisedën e çuditshme: Mesi më quajti gomar

Xheimi Karrager është një ndër emrat më të njohur në Premier Ligë, pasi luajti gjithë karrierën e tij me skuadrën e Liverpulit. Tanimë ai merr pjesë nëpër diskutime të ndryshme. Megjithatë anglezi ka habitur me deklaratën e fundit.

karrager-mesi

43 vjeçari në një prononcim për “Sky Sports” tregoi për një bisedë private me Lionel Mesin, ku fyerjet nuk kanë munguar nga ylli argjentinas. Gjithçka nisi nga një koment i Karrager për transferimin e “Pleshtit” tek PSG. Ai vuri në dyshim nëse ja vlente ose jo dhe mesa duket këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Mesit.

“Mora një mesazh direkt prej tij në Instagram gjatë emisionit ‘Monday Live Football’. Praktikisht ai më quajti gomar.”

Më pas Karrager u ngacmua nga kolegët lidhur me këtë çështje dhe anglezi e mori me humor.

“Mesi unë të dashuroj! Ti je lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe në krahasim me ty unë isha një gomar!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"