Ish-drejtuesi i Partizanit garon për Komitetin Ekzekutiv, ja cili klub e propozoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 14:39

Ish-drejtuesi i Partizanit garon për Komitetin Ekzekutiv, ja cili klub e propozoi

Një tjetër emër i sportit që do të garojë për një vend në Komitetin Ekzekutiv është Edmond Haxhia. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se ish-drejtori i Partizanit së fundmi ka marrë propozim nga klubi i Memaliajit të Kategorisë së Dytë për këtë kandidim.

15977201_603071683220565_3570553955960551099_n-420x261

Haxhia, në një intervistë për gazetën disa ditë më parë, deklaroi se është dorëhequr nga të gjitha postet që ka pasur te skuadra e Partizanit.

e-h-1

Një tjetër emër me të shkuar në klubin kryeqytetas, por edhe si Sekretar i Përgjithshëm në FSHF, Eduard Prodani, është gjithashtu kandidat për një vend në KE. Gazeta ka mësuar se për Prodanin, klubi propozues është bërë Tepelena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"