Interi “sparkatë” Milanit për Fabregasin, zikaltërit vazhdojnë të ëndërrojnë edhe Modriç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 16:32

Interi “sparkatë” Milanit për Fabregasin, zikaltërit vazhdojnë të ëndërrojnë edhe Modriç

Tentativa e verës u “përplas” kundër vullnetit të Florentino Perezit. Por, Luka Modriç duket se nuk ka hequr dorë nga dëshira për t’u transferuar tek Interi. Siç u raportua në edicionin e djeshëm informativ të “SportMediaset”, në fakt, kroati (që nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin “merengues”) ka një mendim “të fshehur” që ua ka rrëfyer vetëm miqve të tij kroatë interistë: largimi nga Madridi për Milanon.

modric

Për t’ia arritur, numri 10 i Realit dhe i kombëtares së Kroacisë mendohet se do shfrytëzojë seksionin e merkatos së janarit 2019 për të rihapur derën… zikaltër, që në gusht numri një i “Galaktikëve” arriti ta mbante të mbyllur. Fantazisti dëshiron të marrë pjesë në projektin e Interit dhe të sfidojë Juventusin e Kristiano Ronaldos. Duke ditur mirë sa e vështirë, për të mos thënë thuajse e pamundur, do jetë të bindë presidentin Perez.

Edhe pas polemikës ligjore me Interin të shoqëruar me denoncimin në FIFA: e arkivuar më pas nga vetë Federata Ndërkombëtare e Futbollit për mungesë elementesh. Modriç, megjithatë, duket se do përpiqet sërish dhe shpresa e tij është që zikaltrit të qëndrojnë në garë për Ligën e Kampioneve. Për më shumë do mund të shfrytëzojë rregulloren e re: futbollistëve tashmë u lejohet të ndryshojnë fanellë edhe përgjatë turneut.

DUELI ME MILANIN PËR FABREGASIN

Pasi tentoi Luka Modriçin (dhe, me sa duket, do e ritentojë në janar) Interi është në kërkim të një mesfushori të nivelit të lartë, ndaj drejtori Piero Auzilio ka pikasur Cesk Fabregasin. Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga tabloidi britanik “Daily Express”: mesfushorit të Çelsit i skadon kontrata në qershor 2019 dhe duke nisur nga dhjetori do ketë mundësi të firmosë me një klub të ri. Në gjurmët e spanjollit, sot 31 vjeç, është prej kohësh edhe Milani.

fabregas spain

Kuqezinjtë u paraqitën londinezëve një ofertë merkaton e mbyllur në gusht, duke kthyer vëmendjen në fund te Timue Bakajoko, i huazuar pikërisht nga Çelsi. Fabregas është riaftësuar prej pak kohësh nga dëmtimi në gju dhe deri tani ka regjistruar vetëm një paraqitje nën drejtimin e Sarrit (në Superkupën e Anglisë, ku blutë u mposhtën nga Siti 2-0 me dopietë të Agueros): me transferimin e Zhorzinjos në Londër dhe qëndrimin e të pazëvendësueshmit Kante, hapësirat për “regjisorin” iberik janë thuajse të mbyllura. Interi dhe Milani qëndrojnë gati, në përpjekje për të siguruar me parametër zero një lojtar që do shtonte nivelin e skuadrës fituese të “ankandit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"