Interi një hap para rivalëve, i ofron kontratë Kavanit për t’u veshur zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 0:03

Interi një hap para rivalëve, i ofron kontratë Kavanit për t’u veshur zikaltër

Interi i ka ofruar një kontratë prej 3 sezonesh për sulmuesin veteran të PSG-së Edinson Kavani.
kavani
Media prestigjioze e futbollit europian “L’Equipe” zbulon se drejtuesit zikaltër i kanë paraqitur lojtarit një kontratë konkrete për të pranuar që të luajë me ta deri në vitin 2023.

Pas dështimeve për të firmosur me Dris Mertensin e Napolit dhe Oliver Zhirunë e Çelsit, Interi ia ka varur të gjitha shpresat te Kavani, i cili është në prag divorci me PSG-në pasi i skadon kontrata në fund të sezonit dhe drejtuesit francezë nuk i kanë ofruar një marrëveshje të re bashkëpunimi.

Por, Interi nuk është i vetëm në këtë garë për të firmosur me Kavanin. Mançester Junajtid, Atletiko Madridi, por dhe Njukasëlli renditen si pretendentë për të fituar besimin e ish-sulmuesit të Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"