Interi në hall, Nagatomo e Gargano humbin sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2013 | 14:11

Interi në hall, Nagatomo e Gargano humbin sezonin

Inter Milan Ranocchia celebrates after scoring against Cagliari during their Serie A soccer match at San Siro stadium in MilanNuk ka të përfunduar lista e gjatë e futbollistëve të dëmtuar në shtëpinë e Interit. Pas dëmtimeve të sulmuesve Palasio dhe Antonio Kasano, të cilët praktikisht i kanë dhënë fund këtij sezoni, Interi humbet për shkak të dëmtimeve edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm në formacionin bazë. Në ndeshjen kundër Kaljarit u larguan nga fusha dy futbollistët Gargano dhe Nagatomo. Menjëherë pas kësaj sfide që të dy lojtarët u janë nënshtruar analizave lidhur me kohën e rikthimit të tyre në fushë. Përgjigja e analizave ka evidentuar një ndrydhje të kaviljes së majtë për Juto Nagatomon, ndërsa për Valter Garganon një tërheqje të shkallës së dytë në kofshën e majtë. Dy dëmtime të rënda, të cilat do ta kushtëzojnë shumë trajnerin Andrea Stramaconi gjatë këtij fundsezoni. Për sa i përket mbrojtësit japonez vetëm me anë të një stërvitje intensive dhe me shumë fat mund të rikuperohet për finalen e Kupës së Italisë, gjithmonë nëse zikaltrit skualifikojnë Romën të mërkurën. Ndërsa për Garganon koha e rikuperimit të tij pritet të jetë më e gjatë, pasi ka të njëjtin dëmtim si të Kasanos dhe Palasios. Tani Stramaçoni ka vetëm 13 lojtarë në dispozicion nga skuadra e parë për sfidën me Romën, ndërsa pjesa tjetër do plotësohet nga ekipi i të rinjve, ashtu siç u veprua edhe në ndeshjen me Kaljarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"