Interi mposht Realin dhe bën të ëndërrojnë tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2014 | 13:29

Interi mposht Realin dhe bën të ëndërrojnë tifozët

real-madrid-get-630I fortë, i gatshëm që të vua jë, të barazojë rezultatin dhe të shkojë afër fitores ndaj një kundërshtari si Reali, kampionia në fuqi e Europës. Edhe pse në fushë për “galaktikët” nuk kishte shumë yje, sërish ata ndriçojnë dhe për këtë gjë mendon jashtëtokësori Garet Bejl, i cili ka shënuar golin e 5-të në 4 ndeshje kundër zikaltërve. Interi i Valter Maxarrit turneun “Guinness Cup” e nis mirë. Në pjesën e parë italianët vuajtën ndaj skuadrës së Karlo Ançelotit, por më pas i barazojnë (Ikardi me penallti), madje kanë mundësinë edhe të shënojnë golin e fitores në fund, me nismëtar Vidiçin luftarak. Barazimi nuk bën punë për të dy ekipet dhe fituesin duhet që ta vendosë gjuajta e penalltive. Zikaltrit janë ata që dalin me kokën lart nga fusha, duke fituar 4-3 me spanjollët, ku Ikardi sërish bën gol dhe gardiani Karrizo bën dy pritje të bukura.
“Galaktikët” – Reali ka dy djelmosha dhe një yll në repartin ofensiv. Dhe nuk mundet që këtë takim ta vendosnin Lukas Vaskuez dhe Raul de Tomas. Ata do të kenë kohë, por spanjollët i falen një futbollisti si Garet Bejli, i cili pas 3 minutash godet traversën me kokë, duke i paraprirë D’Ambrosios, ndërsa pas 6′ zhbllokon rezultatin me një të majtë mjeshtërore nga jashtë zone. Gardiani Handanoviç nuk mund të bëjë asgjë, sepse goditja e fortë merr një trajektore të çuditshme. Portieri slloven nuk bëri një paraqitje të mirë, por edhe mbrojtësit zikaltër s’ngelen pas. Sepse të gjithë e dinë se Bejli kur gjuan, është nga lojtarët më të rrezikshëm në botë. Maxarri në prapavijë duhet të bëjë rregullime, pasi në momentin e pësimit të golit në fushë ishte treshja e konsideruar titullare e përbërë nga Vidiçi, Ranokia (kapiten) dhe Huan Hesusi. Përpara se të mbyllet pjesa e parë, ylli uellsian do të rrezikojë edhe me një goditje dënimi, që devijohet nga Handanoviçi dhe më pas do të lërë fushën, duke marrë duartrokitjet për paraqitjen e tij. Për Interin, në të gjithë pjesën e parë, rasti më i mirë ka qenë një gjuajtje me kokë e Xhonathanit, pas një krosimi të Dodosë.
Penalltia turpëruese – Pasi kishin kaluar 22 minuta nga nisja e pjesës së dytë, M’Vila gjuan me të djathtën dhe Hesus Fernandez çon topin në goditje këndi. Pasi topi krosohet, Vidiç përpiqet ta gjuajë, por sulmuesi madrilen Sobrinjo e shtyn dhe për arbitrin e takimit është penallti. Ikardi i afrohet pikës së bardhë, gardiani i spanjollëve hidhet në të djathtë, ndërkohë që gjuajtja është një parabolë qendrore dhe e lehtë. Reali në atë pikë është vetëm një grup djemsh në fushë, sepse trajneri Karlo Ançeloti i ka hequr nga loja ata pak titullarë që kishte hedhur në nisje të ndeshjes. Zikaltrit i kanë të gjitha mundësitë që të gjejnë golin e avantazhit, por Hesus Fernandez shpëton portën dy herë në pak sekonda. Nëse pritja nga gjuajtja e parë e Vidiçit nga limiti i zonës së rreptësisë nuk ishte kushedi se çfarë, e dyta vjen falë reflekseve të mrekullueshme, duke e penguar Andreolin që të shënojë pas pritjes së parë. Provon edhe Laksalt, por gjuajtja e tij është e keqe. Fituesi do të shpallet nga 11-metërshat.
Penalltitë – Nga pika e bardhë e nis madrileni Isko. Gardiani Karrizo, që hyri në lojë në vend të Handanoviçit, e devijon topin në shtyllë. Radha është e Vidiçit që shënon. Për spanjollët i dyti është Vazkuez që realizon, ndërsa Nagatomo gabon. Realit i shkojnë punët mirë, kur Naço Fernandez fut topin në rrjetë dhe M’Vila godet shtyllën. Por njeriu që u kthen buzëqeshjen milanezëve është portieri Karrizo, me pritjen me këmbë të gjuajtjes së Ijarramendit, ndërsa kolegu i tij Huan Hesus shënon. Maskarel gjuan keq për spanjollët, ndërsa në fund vendos prapë Ikardi. Përfundimi 3-2 për Interin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"