Interi dhe Barcelona me konkurent të fortë, superfuqia e futbollit interesohet për Obamejangun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 17:55

Interi dhe Barcelona me konkurent të fortë, superfuqia e futbollit interesohet për Obamejangun

Kapiteni i Arsenalit Pier-Emerik Obamejang vazhdon të ngjallë interesin e akoma më shumë klubeve të mëdha europiane.

psg

PSG-ja është klubi tjetë që është futur në garën për të blerë futbollistin nga Gaboni. Ndërkohë, në Spanjë raportohet se vetë 30-vjeçari dëshiron që gjatë verës të kalojë te Barcelona duke refuzuar rinovimin e kontratës me “Topçinjtë”. Arsenali pranon ta shesë Obamejangun për jo më pak se 55 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Dortmundit kërkohet dhe nga Interi, i cili e sheh si zëvendësuesin e duhur në rast se Lautaro Martinez largohet në përfundim të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"