Interes i ulët për Shqipëri-Estoni, mësohet sa bileta janë shitur deri tani për sfidën e sotme në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 14:38

Interes i ulët për Shqipëri-Estoni, mësohet sa bileta janë shitur deri tani për sfidën e sotme në “Air Albania”

Teksa me Izraelin pamë një stadium të mbushur me mbi 16 mijë vende, ditën e sotme Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore kundër Estonisë dhe interesi për të ndjekur këtë ndeshje është shumë i ulët.

AIR ALBANIA

Mësohet se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 3 mijë bileta.

Sa u përket çmimeve, ato janë më të ulëta se me Izraelin.

Bileta më e lirë fillon nga 500 lekë të rinj dhe arrin deri në 12 mijë lekë të rinj te tribuna VIP.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"