Inter mision i (pa)mundur në Champions, shikoni tri kombinimet e zikaltërve për t’u kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 14:36

Inter mision i (pa)mundur në Champions, shikoni tri kombinimet e zikaltërve për t’u kualifikuar

Ekzistojnë tri kombinime të mundshme që Interi të ketë mundësi të kalojë për më tej në Champions, por të gjithë i nënshtrohen një kushti të vetëm, që skuadra zikaltër të fitojë sonte ndaj Borusia Mysheglabahut dhe më pas të triumfojë edhe ndaj Shaktarit. Kushti jetik janë 6 pikët, por gjithashtu mund të mos jenë të mjaftueshme.

inter 1

Për momentin, në fakt, renditja e grupeve është me Myshegladbahun në vendin e parë me 8 pikë, Reali i Madridit e dyta me 7, pastaj Shaktar me 4 dhe në fund Interi me 2 pikë.

Duke thënë këtë, rezulton se zikaltërit nuk janë zotër tek fati i tyre dhe se, përtej dy sukseseve të detyrueshme të përmendura më lart, ata gjithashtu duhet të mbështeten te Real Madridi, duke shpresuar që “Los Blancos” të fitojnë ndeshjen e fundit ndaj Myshegladbahut ose të humbin dy ndeshjet e fundit të grupit, pikërisht ndaj gjermanëve dhe ukrainasve.

3 kombinimet e kualifikimit të mundshëm të Interit në Champions:

Opsioni një – Interi fiton ndaj Myshegladbahut dhe Shaktarit, dhe Real Madrid bënë të njëjtën gjë. Madrilenët të parët e grupit me 13 pikë dhe zikaltërit kualifikohen si të dytët me 8 pikë njësoj si gjermanët por kalojnë për arsye të sfidave direkte.

Opsioni dy – Fitorja e Interit kundër Shaktarit dhe Myshegladbahut, dhe Real Madrid fiton vetëm ndaj gjermanëve. Madrilenët të parët (10 pikë në rast të një nokauti ndaj Shaktarit, 11 pikë me një barazim ndaj ukrainasve) dhe zikaltërit si të dytët e grupit me 8 pikë së bashku me gjermanët, por të avantazhuar në ndeshjet direkte.

Opsioni tre – Fitorja e Interit ndaj Shaktarit dhe Mysheglabahut, dhe Real Madrid humb të dy ndeshjet. Në këtë rast, gjermanët do të kalonin si kryesues me 11 pikë dhe Interi i dyti me 8 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"