“Infektohu me Koronavirus dhe përqëndrohu vetëm te profesioni”, këshilla e çmendur për pilotin e Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 9:30

“Infektohu me Koronavirus dhe përqëndrohu vetëm te profesioni”, këshilla e çmendur për pilotin e Formula 1

Deri më tani, kemi dëgjuar të gjitha llojet e këshillave për ta mbrojtur veten nga koronavirusi. Duke filluar prej izolimit, karantinës, larjes së duarve, veshjes së maskës dhe dorëzave, të gjitha këto masa janë vënë kundër pandemisë së Koronaviruist.

vERSAPEN

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë. Ka dhe nga ata që i këshillojnë miqtë e tyre që të infektohen me COVID-19 Bëhet fjalë për Helmut Marko,pjestar i skuaderisë së Reb Bull, i cili i ka dhënë atij disa këshilla të pazakonta, pilotit Maks Verstapen.

2018-Mexican-Grand-Prix-Saturday-Photo-074

“Kjo është koha e përsosur për t’u infektuar, Verstapen. Kam folur me të dhe i kam thënë se më mirë duhet të infektohet pasi është i ri dhe nuk ka rrezik. Kësisoj ai mund të përqëndrohet vetëm në profesionin e tij”,  u shpreh Helmut Marko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"