Ikën Hepaj, 4 shkodranët e Besëlidhjes janë në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 14:34

Ikën Hepaj, 4 shkodranët e Besëlidhjes janë në “ajër”

Mesfushori Samet Hepaj është largimi i radhës nga Besëlidhja. Alban Bruka e ka ndarë mendjen që të ndërtojë një ekip tërësisht me lezhjanë, duke sfumuar shanset për qëndrimin e jabanxhinjve. “Divorci” pas një dekade i Kledi Dibrës me klubin mund të shoqërohet me rrjedhje të tjera në radhët e shkodranëve.

Beselidhja goli

Pjesë e organikës kanë mbetur edhe 4 lojtarë nga ky qytet, duke filluar nga portierin Erind Selimaj, mbrojtësin Samet Ruqi, sulmuesit Arenc Dibra (vëllai i kapitenit të sapo u largua) dhe Arsen Hajdari. Të gjithë janë ende nën kontratë, por nuk dihet nëse do të qëndrojnë të gjithë apo mes tyre do të ketë largime. Kjo do të qartësohet ditët në vijim. Por, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe mes titullarëve lezhjanë, pasi këtyre të fundit nuk u mungojnë ofertat tunduese. Për momentin nuk ka ende ndonjë lëvizje konkrete.

Trajneri në bashkëpunim me presidentin kanë rënë dakord të ndërtojnë një ekip me bazë kryesisht nga akademia. Në territorin e Bashkisë Lezhë ka dy klube futbolli, Besëlidhja që është e vjetër sa vetë futbolli shqiptar dhe Shënkolli i ndërtuar para tetë vitesh. Përveç skuadrave të para, janë edhe tri akademi. Veç asaj të Besëlidhjes, janë Shënkolli dhe Brians. Klubi do të tentojë që të marrë ndonjë element cilësor nga këto grupmosha.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"