Igli Tare synon lojtarin shqiptar, Lacio pritet t’a bëjë për vete me parametra zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 17:45

Igli Tare synon lojtarin shqiptar, Lacio pritet t’a bëjë për vete me parametra zero

Me hapjen e merkatos, Lacio synon afrimin e lojtarëve të rinj për të qenë më kompetitiv dhe për të arritur objektivin zonën Champions.

mustafi

Për afrime, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare, ka simpatizuar gjithmonë shqiptarin me pasaportë gjermane Shkodran Mustafin që në kohën kur u aktivizonte me skuadrën e Sampdorias.

Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka një kontratë me Arsenalin deri në qershorin e këtij viti.

Synimi i Igli Tares është i qartë, që të marrë bashkombasin e tij në muajin qershor, muaj ku i skadon kontrata dhe Mustafi do të jetë lojtar i lirë për të firmosur me çdo klub.

Mbrojtësi 28-vjeçar me origjinë shqiptare është aktivizuar me “Topçinjtë” e Londrës 9 herë këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"