Idrizi, ja batuta që bën me tifozët për Dritan Smajlin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 9:58

Idrizi, ja batuta që bën me tifozët për Dritan Smajlin

Sinan Idrizi i përgjigjet me një batutë kërkesës së tifozëve të Flamurtarit për një rikthim të mbrojtësit të Tiranës, Dritan Smajli, në Vlorë. Administratori i klubit vlonjat, pas ndeshjes me Tiranën, ka shigjetuar në njëfarë mënyre edhe kohën kur klubi administrohej nga bashkia.Sinan Idrizi Kjo përgjigje ka ardhur kur disa tifozë i kërkuan Idrizit në prezencë edhe të Smajlit rikthimin e këtij të fundit në Vlorë. Teksa dilte nga stadiumi pas ndeshjes Flamurtari-Tirana 0-1, një prej tifozëve iu drejtua Idrizit: “President, le ta marrim në Vlorë Smajlin…”.

Menjëherë administratori i klubit iu përgjigj: “Për mua pse jo, le të vijë që tani. Por ju e patët këtu dhe nuk e mbajtët dot”. Kjo përgjigje në formë batute kaloi me të qeshura. Ndërkohë, duket se Flamurtari e ka mbyllur merkaton dhe në njëfarë mënyre kjo konfirmohet edhe nga vetë Idrizi.

Dje, në një prononcim për “Panorama Sport”, administratori shkurtimisht deklaroi me jo pak ironi: “Të tjera afrime? Akoma doni ju?! Nuk u ngopët?!”.

Deri më tani klubi ka zyrtarizuar afrimet e emrave si: Danilo Alvesh, Lukas Martins, Zhoao Da Silva, Dardan Qerkini, Ignacio Nikolini, Besnik Krasniqi, Ilir Berisha, Pablo Lakoste dhe së fundmi mbrojtësin Kristi Marku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"